Ceshtje Familjare
- Home /
- Fusha e praktikes /
- Ceshtje Familjare
Zgjidhja dhe pavlefshmëria e martesës. Vënia dhe heqja e kujdestarisë mbi të miturit, mbajtja për rritje dhe edukim e fëmijëve të mitur. Miratimi i birësimit. Mosmarrëveshjet lidhur me detyrimin për ushqim Heqja dhe kthimi i të drejtës prindërore Këshilla praktike për marrëdhënien me klientin dhe palën tjetër gjatë gjykimit të mosmarrëveshjeve familjare Zgjidhja e martesës përfaqëson mbarimin e martesës duke qenë bashkëshortët të gjallë. Në Kodin e Familjes së Republikës së Shqipërisë, janë parashikuar raste të ndryshme të zgjidhjes së martesës.
Neni 125
Kur bashkëshortët bien dakord për zgjidhjen e martesës, i paraqesin gjykatës për miratim, së bashku me kërkesën, edhe një projektmarrëveshje që rregullon pasojat e zgjidhjes së martesës. Kërkesa mund të paraqitet nga bashkëshortët ose nga përfaqësuesit e tyre respektivë.
Neni 126
Gjykata shqyrton kërkesën, dëgjon fillimisht veçmas secilin nga bashkëshortët, më pas bashkërisht, pa praninë e përfaqësuesve të tyre dhe në fund thërret përfaqësuesit e bashkëshortëve, në qoftë se ata kanë të tillë.
Neni 127
Gjykata vendos zgjidhjen e martesës në rast se krijon bindjen se vullneti i secilës palë është real dhe secili prej tyre ka dhënë lirisht pëlqimin e tij për zgjidhjen e martesës. Në të njëjtin vendim, gjykata miraton dhe marrëveshjen që rregullon pasojat e zgjidhjes së martesës. Marrëveshja përmban lënien për rritje dhe edukim të fëmijëve të tyre të mitur, të ardhurat e nevojshme për rritjen dhe edukimin e tyre, kontributin e secilit bashkëshort në favor të bashkëshortit nevojtar, nëse është rasti dhe nëse është e mundur edhe rregullimin e marrëdhënieve të tyre pasurore.
Neni 128
Refuzimi i miratimit Në rast se gjykata konstaton se marrëveshja nuk siguron në mënyrë të mjaftueshme interesat e fëmijëve ose të njërit prej bashkëshortëve, pezullon gjykimin për 3 muaj dhe u kërkon bashkëshortëve të bëjnë rregullimet e duhura në marrëveshje. Në qoftë se edhe pas afatit të parashikuar në paragrafin e parë nuk janë bërë rregullimet e duhura, gjykata refuzon miratimin dhe rrëzon kërkesën për zgjidhjen e martesës
Zgjidhja e martesës me pëlqimin reciprok të bashkëshortëve, bazohet në një marrëveshje reciproke, të përbashkët, të tyre, e cila ka për qëllim dhënien fund të martesës që ekziston midis dy bashkëshortëve.Zgjidhja e martesës me pëlqimin reciprok të bashkëshortëve, rregullohet nga nenet 125-128 të Kodit të Familjes së Republikës së Shqipërisë. Nga parashikimet e ketyre dispozitave percaktohet se si procedohet nepermjet zgjidhjes së martesës me pëlqimin e bashkëshortëve. Së pari, e gjithë procedura gjyqësore fillon me paraqitjen e një kërkese të përbashkët të të dy bashkëshortëve, të cilët përcaktojnë se duan që të zgjidhin martesën e tyre. Kjo kërkesë mund të paraqitet në gjykatë ose nga bashkëshortët personalisht ose nga përfaqësuesit e tyre respektivë. Së dyti me kërkesën për zgjidhjen e martesës, bashkëshortët duhet t’i paraqesin gjykatës edhe një projektmarrëveshje në të cilën të jetë parashikuar mënyra e rregullimit të pasojave që vijnë si rrjedhojë e zgjidhjes së martesës, të cilat janë :
Së treti, gjykata ka për detyrë të shqyrtojë kërkesën e dy bashkëshortëve. Nëse gjykata bindet për sa më sipër, vendos zgjidhjen e martesës dhe në të njëjtin vendim, miraton dhe marrëveshjen që rregullon pasojat e zgjidhjes së martesës. Vendimi i gjykatës, si çdo vendim gjyqësor, mund t’i nënshtrohet mjeteve të ankimit të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile.
Neni 129
Secili nga bashkëshortët mund të kërkojë zgjidhjen e martesës për shkak të ndërprerjes së jetesës së përbashkët kur bashkëshortët jetojnë të ndarë faktikisht që prej 3 vjetësh. Nëse është rasti, bashkëshorti që kërkon zgjidhjen e martesës, sipas paragrafit të parë të këtij neni, duhet të përcaktojë në kërkesëpadinë e tij dhe mënyrën e zbatimit të detyrimeve të mundshme kundrejt fëmijëve të tij dhe bashkëshortit tjetër.
Neni 130
Gjykata mund të rrëzojë padinë për zgjidhjen e martesës për shkak të ndërprerjes së jetesës së përbashkët, kur bashkëshorti tjetër provon se zgjidhja e martesës do të ketë pasoja veçanërisht të rënda morale dhe materiale për fëmijët ose bashkëshortin tjetër. Padia mund të ringrihet për të njëtat shkaqe nëse ekzistojnë rrethana të reja.
Neni 131
Ndërprerja e jetesës së përbashkët mund të paraqitet si shkak për zgjidhjen e martesës vetëm nga bashkëshorti që ka paraqitur kërkesëpadinë. Bashkëshorti i paditur ka të drejtë të paraqesë kundërpadi. Në këtë rast, gjykata mund të rrëzojë padinë dhe të pranojë kundërpadinë, duke zgjidhur martesën.
Kodi i Familjes parashikohet se bashkëshortët kanë detyrimin e jetesës së përbashkët. Mungesa e jetesës së përbashkët të bashkëshortëve, mund të përbëjë shkak për zgjidhjen e martesës, nëse zgjat tej një afati të caktuar në ligj (tre vjet). Zgjidhja e martesës sipas nenit 129 të Kodit të Familjes, është e lidhur ngushtë me dy elemente faktike. Së pari duhet që bashkëshortët të jetojnë faktikisht dhe fizikisht të ndarë dhe së dyti duhet që kjo gjendje të vazhdojë që prej tre vjetësh. Bashkëshorti që kërkon zgjidhjen e martesës për shkak të ndërprerjes së jetesës së përbashkët, duhet të paraqesë në gjykatë një kërkesëpadi. Gjykata që shqyrton kërkesëpadinë për zgjidhjen e martesës për shkak të ndërprerjes së jetesës së përbashkët për mbi tre vjet, duhet që të caktojë në fillim një seancë pajtimi ku të respektohen parashikimet e neneve 134-136 të Kodit të Familjes.
Neni 132
Zgjidhja e martesës me kërkesën e njërit bashkëshort Secili nga bashkëshortët mund të kërkojë zgjidhjen e martesës kur, për shkak të grindjeve të vazhdueshme, të keqtrajtimeve, fyerjeve të rënda, shkeljes së besnikërisë bashkëshortore, sëmundjes mendore të pashërueshme, dënimit penal të rëndë të bashkëshortit ose për çdo shkak tjetër që përbën shkelje të përsëritur të detyrimeve që rrjedhin nga martesa, jetesa e përbashkët bëhet e pamundur dhe martesa ka humbur qëllimin e saj për bashkëshortin paditës ose për të dy bashkëshortët.
Neni 133
Gjykata vendos për fajësinë, në zgjidhjen e martesës, vetëm kur kjo kërkohet prej njërit ose të dy bashkëshortëve.
Zgjidhja e martesës me kërkesën e njërit bashkëshort është një nga rastet që haset më shpesh në praktikë. Kjo formë e zgjidhjes së martesës mund të zbatohet kur paraqiten shkaqet e parashikuara shprehimisht në Kodin e Familjes.( neni 132 i KF). Shkaqet të cilat justifikojnë ngritjen e padisë për zgjidhjen e martesës me kërkesën e njërit bashkëshort janë:
Të gjitha shkaqet e sipërpërmendura kanë të përbashkët faktin se përbëjnë shkelje të përsëritura të detyrimeve që rrjedhin nga martesa dhe për pasojë jetesa e përbashkët e bashkëshortëve, bëhet e pamundur dhe martesa humbet qëllimin e saj për bashkëshortin paditës ose për të dy bashkëshortët. Në shqyrtimin e padisë për zgjidhjen e martesës, gjykata cakton fillimisht një seancë pajtimi, në të cilën duhet të paraqiten personalisht bashkëshortët. Nëpërmjet zhvillimit të kësaj seance gjykata shikon mundësinë e pajtimit midis palëve, duke jua ofruar atyre këtë mundësi. Me zgjidhjen e martesës mbaron pushon edhe bashkëjetesa e bashkëshortëve si një nga elementët bazë që karakterizojnë martesën. Për rrjedhojë, ky ndryshim pasqyron edhe ndryshime të tjera lidhur me banimin e veçantë dhe marrëdhëniet personale të secilit prind me fëmijën.
©2021, Dali Cani. All rights reserved