Marredhenie punesimi
- Home /
- Fusha e praktikes /
- Marredhenie punesimi
Kërkesat ligjore te Kodit te Punës të Republikës së Shqipërisë për zgjidhjen e kontratës se punës janë:
1 – Afati i zgjidhjes se marrëdhënies se punës
Pas kohës së marrjes në provë, për të zgjidhur kontratën me periudhë të pacaktuar, palët duhet të respektojnë një afat njoftimi prej:
♦Pas kohës së marrjes në provë, për të zgjidhur kontratën me periudhë të pacaktuar, palët duhet të respektojnë një afat njoftimi
.Këto afate mund të ndryshohen me marrëveshje me shkrim ose në kontratën kolektive të punës.
2 – Procedurat e zgjidhjes se kontratës se punës
3 – Shkaqet e zgjidhjes se marrëdhënies se punës
Shkaqet e zgjidhjes se marrëdhënies se punës nga ana e secilës pale duhet te jene te justifikuara sepse ne te kundërt, ne rast se njëra nga palët e zgjidh kontratën e punës pa shkaqet e justifikuara ajo do te përballet me sanksionet përkatëse te përcaktuara ne Kodin e Punës.
Ne baze te Nenit 153 te Kodit te Punës punëdhënësi dhe punëmarrësi ne çdo kohe mund te zgjidhin menjëherë kontratën për shkaqe te justifikuara. Vlerësohen si shkaqe te justifikuara te gjithë rrethanat e renda qe nuk lejojnë sipas parimit te mirëbesimit, t’i kërkohet atij qe ka zgjidhur kontratën vazhdim ne marrëdhënien e punës. Shkelja e detyrimeve kontraktuale me faj te rende me faj te lehte nga punëmarrësi ne mënyrë te përsëritur, me gjithë paralajmërimin me shkrim te punëdhënësit.
Neni 155 i Kodit të Punës parashikon rastet dhe pasoja zgjidhjes së kontratës së punës dhe pasojat në mënyrë të menjëhershme dhe të pajustifikuar. Në këto raste punëmarrësi ka te drejtën e pagës qe do kishte fituar nëse marrëdhëniet e punës do te kishin përfunduar ne fund te afatit te njoftimit te parashikuar ne ligj ose ne përfundim te kontratës me afat te caktuar. Ne rastet e zgjidhjes se menjëhershme te pajustifikuar gjykata duke vlerësuar te gjitha rrethanat vendos një
dëmshpërblim jo me shume se paga e një viti punë.
Ne kontrata, kohëzgjatja e te cilave është me afat te caktuar do te ndodheshim para zgjidhjes se njëanshme te kontratës dhe me efekt të menjëhershëm kur një nga palët e zgjidh atë para mbarimit te afatit te përfundimit te saj. Ndërsa ne rastin e kontratave me kohëzgjatje te pacaktuar bazuar ne Nenin 143 pika 4 te Kodit te Punës do kishim zgjidhje me efekt te menjëhershëm te kontratës kur njëra nga palët e zgjidh kontratën pa respektuar afatin e njoftimit te zgjidhjes se kontratës, qoftë ky afat njoftimi ligjor (Neni 143, paragrafi 2 dhe 3).
Ne rast se punëdhënësi e zgjidh kontratën ne mënyrë te menjëhershme dhe te pajustifikuar, pra para afatit te mbarimit te kontratës apo pa respektuar afatin e njoftimit dhe pa motiv justifikues.
4 – Shkaqet abuzive (jo te arsyeshme) te zgjidhjes se kontratës se punës
Zgjidhja e kontratës se punës nga ana e punëdhënësit si rregull i përgjithshëm duhet te behet jo vetëm për shkaqe te justifikuara por edhe për shkaqe te arsyeshme. Na baze te Nenit 146 te Kodit te punës konsiderohet se një kontratë është zgjidhur pa shkaqe te arsyeshme kur punëmarrësi ishte duke përmbushur detyrimin ligjor, zgjidhja e kontratës është bere për motive politike, racore, fetare…etj. pra siç shihet shkaqet e paarsyeshme ja te një natyre te tille, te cilat cenojnë drejtpërsëdrejti ndjenjën e personalitetit dhe te identitetit te punëmarrësit. Prandaj kur një marrëdhënie e punës zgjidhet për shkaqe te tilla, kontrata e punës do te konsiderohet e zgjidhur pa shkaqe te arsyeshme.
Zgjidhja e kontratës pa shkaqe të arsyeshme
Zgjidhja e kontratës nga punëdhënësi, konsiderohet pa shkaqe të arsyeshme kur:
Nëse kontrata zgjidhet pa shkaqe të arsyeshme, punëmarrësi ka të drejtë të ngrejë padi kundër punëdhënësit në gjykatë, brenda 180 ditëve nga dita e përfundimit të afatit të njoftimit. Në rastin kur motivi abuziv është zbuluar pas kalimit të këtij afati, punëmarrësi duhet të ngrejë padinë brenda 30 ditëve nga dita e zbulimit të këtij motivi.
Zgjidhja e kontratës pa shkaqe të arsyeshme është e pavlefshme. Punëdhënësi që ka zgjidhur kontratën pa shkaqe të arsyeshme, detyrohet t’i japë punëmarrësit një dëmshpërblim deri në një vit pagë, që i shtohet pagës që ai duhet të marrë gjatë afatit të njoftimit. Për punëmarrësit në administratën publike, kur ka një vendim gjykate të formës së prerë për kthimin në vendin e mëparshëm të punës, punëdhënësi është i detyruar të zbatojë këtë vendim.
Në rastin e zgjidhjes së pajustifikuar dhe pa shkaqe të arsyeshme të marrëdhënies së punës, punëmarrësi mund të përfitojë sipas rastit disa lloj dëmshpërblimesh:
©2021, Dali Cani. All rights reserved